Ipeshkëv

I lindur në Shkodër, më 20.02.1886. U shugurua meshtar më 28.06.1908. Në vitin 1918 u emërua Vikar i Përgjithshëm i Arqidioqezës së Durrësit. Tre herë qe famullitar i Durrësit, pastaj në Derven të Fushë Krujës, Kurbin dhe Perlat të Kthellës. U shugurua Ipeshkëv më 28.10.1930 për Abacinë Nullius të Shën Llezhdrit të Oroshit në Mirditë. Më 11.11.1945 iu besua përkohësisht regjenca e Delegacionit Apostolik të Shqipërisë me të gjitha kompetencat e Delegatit Apostolik, duke zëvendësuar Imzot Nigris-in që, pasi ishte nisur për Romë në fund të marsit të vitit 1945, regjimi nuk e lejoi të hynte më në Shqipëri. Më 04.01.1946 u transferua në selinë e Lezhës, me banim në Kallmet, duke vazhduar të jetë Administrator Apostolik i Abacisë Nullius të Oroshit. U arrestua në Shkodër më 15.11.1946, u dënua me vdekje më 08.01.1948 dhe u pushkatua më 11.03.1948.

 

It.

Vescovo

Nacque a Scutari il 20.02.1886. Fu ordinato sacerdote il 28.06.1908. Nel 1918 fu fatto Vicario Generale dell’Archidiocesi di Durazzo. Per tre volte parroco fu di Durazzo, parroco anche a Derven di Fushë Kruja, a Kurbin e a Perlat di Kthella. Fu consacrato vescovo il 28.10.1930 per l’Abbazia Nullius di S. Alessandro di Orosh in Mirdita. L’11.11.1945 gli fu affidata la temporanea reggenza della Delegazione Apostolica dell’Albania con tutte le facoltà del Delegato Apostolico, in sostituzione del Delegato Apostolico Mons. Nigris che, partito per Roma alla fine di marzo del 1945, il regime non fece rientrare più in Albania. Il 04.01.1946 fu trasferito alla sede di Alessio, attuale Lezha, con residenza a Kallmet, restando Amministratore Apostolico dell’Abbazia Nullius di Orosh. Fu arrestato a Scutari il 15.11.1946, condannato a morte l’8.01.1948 e fucilato l’11.03.1948.