Mozaiku i Paqës 2003

Kosove, Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi: një e ardhme e përbashkët

    7-11 mars 2003

 

Komunikatë për shtyp

 

Ne jemi një grup te rinjsh përfaqësues të komunitetit serb dhe atij shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Shqipëri. Ka 4 ditë që ndodhemi ne Fshatin e Paqes për të marrë pjesë në takimin shoqëror te quajtur “Mozaik i Paqes” me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe të eksperiencave tona.

 

Gjatë këtyre ditëve ne kemi punuar në grupe të përziera duke trajtuar një teme kryesore: Trafiqet dhe të drejtat e njeriut.

 

E para qe kemi dëshirë të shprehim janë emocionet që Fshati i Paqes me ambjentet e tij na ka dhuruar. Megjithëse është hera e parë për shumë nga ne që ndodhemi këtu kemi gjetur një mikpritje të ngrohtë e vëllazërore e cila na dha edhe pasqyrën e plotë të Fshatit të Paqes.

Gjatë punës së zhvilluar këto ditë ne kemi parë se si funksionojne rrjetet e trafiqeve te ndryshme dhe se si rinia është e implikuar në to. Gjithashtu jemi njohur dhe me shkeljen e të drejtave të njeriut në vëndet perkatëse.

Në përfundim të kësaj pune ne kemi arritur në disa konkluzione:

  1. Trafiqet, te çdo lloji që të jenë, po e demtojne rende shoqerine tonë, duke rritur korrupsionin dhe duke shkatërruar vlerat morale dhe njerëzore
  2. Të drejtat e njeriut, jo vetem që nuk janë të siguruara por shpesh, shkelen në mënyrë brutale
  3. Varferia, papunësia janë në nivele të larta dhe behen shkas për konflikte

Krahas këtyre problemeve ne kemi arritur dhe në një konkluzion tjetër:

  1. Ne mund të jetojmë së bashku, sepse per 4 ditë ne kemi jetuar së bashku
  2. Ne mund të punojmë së bashku sepse edhe gjatë ketyre 4 diteve ne kemi punuar së bashku
  3. Ne mund të kemi një të ardhme të përbashkët, pasi këto ditë ne kemi hartuar disa strategji për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët

Ky është mesazhi jonë dhe shpresojmë që këtë mesazh ta bashkëndajmë me të tjerë të rinjë në vëndet tona.

 

Të rinjtë nga Kosova, Macedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria