Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Dom Shtjefën Kurti

Lindi në Ferizaj të Kosovës më 24.12.1898. Studioi në Seminarin e Shkodrës, pastaj në Insbruk të Austrisë, në Kolegjin Canisianum dhe, në fund, në vitin 1919, në Romë pranë Kolegjit të Kongregatës Propaganda Fide. U shugurua meshtar në Romë më 13.05.1921. Në vitin 1930 u kthye në Shqipëri për Dioqezën e Durrësit, aktualisht Tiranë-Durrës. Në Kosovë qe famullitar në Ferizaj e Novoselë. Në Shqipëri qe famullitar i Zhejës, Gurrëzit e Tiranës. U arrestua dy herë: herën e parë në Tiranë më 27.10.1946 dhe u dënua me 20 vjet burg, prej të cilëve bëri 17, në burgun e tmerrshëm të Burrelit; herën e dytë u arrestua në Gurrëz më 11.06.1970. U dënua me vdekje. U pushkatua në Gurrëz më 20.10.1971.