Lindi në Shkodër më 09.07.1914. Filozofinë e bëri në Seminarin Papnor Shqiptar të Shkodrës, kurse Teologjinë në Kolegjin e Kongregatës Propaganda Fide të Romës. U shugurua meshtar në Romë më 23.03.1940. Në fillim qe famullitar në Shkrel dhe pastaj në Rrjoll, prej nga ku shërbente edhe në Lohe e Reç. U arrestua në Rrjoll dhe u burgos në Koplik më 27.07.1948. Vdiq gjatë torturave, pa gjyq, i mbytur në gjiriz në Koplik më 31.07.1948, edhe pse lajmi i vdekjes së tij, ndodhur bashkë me Dom Lek Sirdanin, iu dha të atit më 26.12.1948.

 

It.

Nacque a Scutari il 09.07.1914. Ha seguito il corso di filosofia presso il Seminario Pontificio Albanese di Scutari retto dai Gesuiti e la Teologia nel Collegio di Propaganda Fide a Roma. Fu ordinato sacerdote a Roma il 23.03.1940. E’ stato parroco prima di Shkrel e poi di Rrjoll da cui serviva Lohe e Reç. Fu arrestato a Rrjoll e imprigionato a Koplik il 27.07.1948. Senza processo, morì sotto le torture, affogato nella fogna a Koplik il 31.07.1948, anche se la notizia della sua morte, avvenuta insieme al Don Lek Sirdani a suo padre fu data il 26.12.1948.