Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Dom Ndoc Suma

Lindi në Sumë të Nënshatit më 31.07.1887. I Dioqezës së Sapës. Ndoqi Seminarin Papnor Shqiptar deri në vitin e dytë të Teologjisë. Dy vitet e fundit i bëri në Insbruk të Austrisë pranë Kolegjit Canisianum të Jezuitëve. U shugurua meshtar në Shkodër më 21.09.1911. Qe Famullitar në Koman, Kçirë, Nënshat, Naraç, Laç i Vaut të Dejës, Pistull e Plezhë. U arrestua në Laç të Vaut të Dejës dhe u burgos në Shkodër më 08.12.1946. U dënua më 16.12.1946 me 30 vjet burg dhe punë të detyruar. Pasi u sëmur rëndë u lirua më 25.11.1954. Vdiq në Pistull më 22.04.1958.