Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Dom Luigj Prendushi

Lindi në Shkodër më 24.01.1896. I Dioqezës së Sapës. U shugurua meshtar në Saluco të Kuneos (Itali) më 12.03.1921. Qe Famullitar në Dardhë (1923-1925), Shllak (1925-1930), përsëri në Dardhë (1930-1932), Koman (1932-1942), Dush (1942-1943) dhe në fund në Naraç prej nga ku shërbente edhe Kaçën e Shelqetin. U arrestua në Naraç dhe u burgos në Shkodër më 08.12.1946. U dënua me vdekje më 16.12.1946, u pushkatua në Shelqet më 24.01.1947 in odium fidei. Trupi i tij u zhvarros prej varrezave katolike të Shkodrës me rastin e Lumnimit.