Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Dom Lazër Shantoja

Lindi në Shkodër më 02.09.1892. U shugurua meshtar në Shkodër më 29.05.1915. Kapelan ushtarak, Zëvendës-famullitar në Shkodër, Famullitar në Pulaj (Velipojë) dhe pastaj në Sheldi. Kancelar dhe Noter arqipeshkvnor. Sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës. Si i arratisur, nën regjimin e Ahmet Zogut, qe në Beograd dhe pastaj në Zvicër si Kapelan në Schwandegg, Zëvendës-famullitar në Biel dhe famullitar në La Motte. Kur u kthye në Shqipëri, në tetor të vitit 1939, veprimtarinë e vet baritore e zhvilloi duke banuar kryesisht në Tiranë. U arrestua në Sheldi në fund të dhjetorit të vitit 1944 dhe u burgos në Shkodër. U dënua me vdekje në Shkodër më 30.01.1945. Gjykata e Lartë e Tiranës konfirmoi dënimin e tij me vdekje më 02.02.1945. U pushkatua në Tiranë më 05.03.1945.