Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Dom Jak Bushati

Lindi në Shkodër më 07.07.1890. Fillimisht ndoqi shkollën te Fretërit Minorë dhe pastaj Seminarin Papnor Shqiptar të Shkodrës. U shugurua meshtar në Shkodër më 29.05.1915. Qe Famullitar në krahinën e Mirditës: Ndërfanë dhe Gëziq. Prej vitit 1946 qe Famullitar i Kallmetit, ku qëndroi deri në fund. U arrestua në Kallmet dhe u burgos në Lezhë në prill të vitit 1949. Vdiq në burg gjatë torturave më 12.09.1949. Trupi i tij u zhvarros prej varrezave katolike të Shkodrës për t’u ekspozuar në kishën Katedrale me rastin e Lumnimit.