Lindi në Shkodër më 21.01.1891. Studioi Filozofi në Seminarin Papnor të Shkodrës dhe Teologji në Insbruk (Austri) në Kolegjin Canisianum të Jezuitëve. U shugurua meshtar në Primiz (Austri) më 03.08.1919. Prej marsit të vitit 1920 qe famullitar i Gimajve të Shalës, pastaj i Pogut, i Prekalit, i Kirit, i Shirokës dhe, prej vitit 1947, i Rrencit të Gurit të Zi. U arrestua dy herë, në vitin 1945 në Shirokë dhe u lirua disa muaj më pas. U arrestua përfundimisht në Rrenc të Gurit të Zi në shtator-tetor të vitit 1947 dhe u burgos në Shkodër. Vdiq gjatë torturave, përpara se të dilte në gjyq, më 30.04.1948.

 

It.

Nacque a Scutari il 21.01.1891. Ha studiato filosofia presso il Seminario di Scutari e teologia a Innsbruck (Austria) presso il Collegio Canisianum dei Gesuiti. Fu ordinato sacerdote a Primiz (Austria) il 03.08.1919. Dal marzo 1920 era parroco di Gimaj di Shala, poi di Pog, Prekal e Kir, di Shirokë e, dal 1947, di Rrenc di Gur i Zi. Fu arrestato due volte, nel 1945 a Shirokë e dopo qualche mese liberato. Definitivamente fu arrestato a Rrenc di Gur i Zi nel settembre-ottobre del 1947, e imprigionato nel carcere di Scutari. Morì durante le torture, prima di essere processato, il 30.04.1948.