Karitas Albania

KUSH JEMI


Caritas Dioqezan Shkodër-Pult është Organizmi Baritor i themeluar nga Arqipeshkvi me qëllim që të nxisë, në bashkëpunim me organizmat e tjerë, dëshminë e bamirësisë në komunitet në përputhje me nevojat njerëzore për paqe e drejtësi shoqërore, duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtyre të fundit,  më shumë me funksion baritoro-edukues. Eshte instrumenti zyrtar për të promovuar koordinimin e iniciativave bamirëse dhe asistenciale në dioqezë. Eshte ent juridik kishtar njohur ligjërisht nga shteti me vendim gjykate nr. 2289.

 

Parimet bazë:

Promovimi i dashurisë së krishterë;

Ofrimi i veprave të bamirësisë   në komunitet pa asnjë dallim feje apo etnije;

Garantimi i  destinacionit  te fondeve;

Zbaton normat e Kishës Katolike dhe udhëzimet e Arqipeshkvit;  

Respekton ligjet në fuqi të shtetit shqiptar.

 

Metodologjia e punës:

Caritas Dioqezan bashkëpunon me famullitë dhe entet rregulltare për :

Identifikimin, verifikimin dhe zgjedhjen e prioriteteve të nevojave në dioqezë.

Ndihmon, zbaton projekte, zhvillon veprimtari të ndryshme në bashkëpunim me  famullitë dhe misionet katolike të dioqezës

Bashkëpunon ngushtë me Caritas Shqiptar

Bashkëpunon me Caritase simotra të vendeve të ndryshme, me shoqata, ente vendase e të huaja si dhe me organizma shtetëror e privat.

 

 

ORGANIGRAMA

President: Mons. Angelo Massafra ofm, Arqipeshkëv Metropolit

Këshilli drejtues: katër përgjegjësit e zonave baritore

Drejtor i Caritas Dioqezan: Dom Charbel Bachour

Financier: At’ Antonio Bozza

Sektori Shëndetësisë: Përgjegjëse M. Enza Ferrara

Sektori social dhe sekretaria: Jolanda Marena