Meshtar katolik i ritit bizantin

Lindi në Elbasan më 23.09.1912. Filozofi e Teologji studioi në Romë, pranë Angelicum-it. U shugurua meshtar në Romë më 01.12.1935. U kthye në Shqipëri në vitin 1936. Qe famullitar në Elbasan, Korçë dhe Berat, prej nga ku shërbeu edhe në Lushnjë, Pogradec dhe Elbasan; pastaj sërish në Korçë. Prej vitit 1944 qe përgjegjës i Misionit të Kishës Greko-Katolike të Shqipërisë. U arrestua në Korçë më 31.10.1946, ku u burgos dhe u dënua. Më 05.08.1947 u dënua me 5 vjet burg dhe punë të detyryar në Korçë dhe pastaj në Maliq. Vdiq në Maliq, i varrosur i gjallë në kënetë ku kishte rënë, i sfilitur prej lodhjes, më 26.10.1948.

 

It.

Sacerdote cattolico di rito bizantino

Nacque a Elbasan il 23.09.1912. Ha studiato Filosofia e Teologia a Roma, presso l’Angelicum. Fu ordinato sacerdote a Roma il 01.12.1935. Rientrò in Albania nel 1936. Parroco ad Elbasan, a Korçë e a Berat, da dove servì Lushnjë, Pogradec e la stessa Elbasan; e poi di nuovo a Korçë. Dal 1944 fu responsabile della Missione della Chiesa Greco-cattolica dell’Albania. Fu arrestato a Korçë, il 31.10.1946 e lì fu incarcerato e processato. Il 05.08.1947 fu condannato a 5 anni di carcere e di lavori forzati a Korçë e poi a Maliq. Morto a Maliq, sepolto vivo nella palude dove era caduto, sfinito dal lavoro, il 26.10.1948.